“Portokalli” i kërkon falje myslimanëve

0
218
Spektakli “Portokalli” në Top Channel i dy javëve më parë, në një prej pjesëve të tij, në baletin alternativ, ka luajtur një pjesë koreografike ku ishte edhe një pjesë e ezanit (thirrja nëpër xhami për faljen e namazit).
 
Kjo ka indinjuar besimtarët myslimanë dhe institucionin zyrtar të përfaqësimit të tyre, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili, ka kërkuar takim me drejtues të programit, dhe pas takimit të bërë është rënë dakord për respektim të ndjeshmërisë së besimtarëve myslimanë, ndërsa drejtues të “Portokallisë” kanë shprehur keqardhje për këtë lëshim të paqëllimtë.
Ashtu edhe siç ishte biseduar, me mirëkuptim, të dielën e fundit, gjatë emisionit “Portokalli” është kërkuar falje ndaj besimtarëve myslimanë për indinjatën e shkaktuar në emisionin paraardhës, duke hequr edhe videon në fjalë nga Youtube.
Një gjest i tillë është për ti shërbyer frymës së mirëkuptimit e tolerancës ndërfetare, si dhe respektimit të së shenjtës të atyre që besojnë.