Pranvera Arabe: Krijesa e kthyer kundër Perëndimit!

0
179

Pranvera Arabe është krijuar si përgjigje e Perëndimit në ekonomitë e reja në zhvillim, të cilat kanë kërcënuar monopolin të cilin Perëndimi e kishte në raport me shtetet arabe, thotë në një bisedë për RT, profesori i studimeve bashkëkohore islame në Universitetin e Oksfordit, Tariq Ramadan.

Ramadan beson se islamikët janë duke u përpjekur për të ndërmarrë iniciativën e zgjimit arab, por se është e diskutueshme nëse ata mund t’ia dalin, përderisa nuk e kanë mbështetjen e popullatës shumicë në vendet arabe.

RT: Situata në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme është shumë komplekse. Ekziston një prirje e qartë – forcimi i lëvizjeve islamike në tërë rajonin. A ka mundur të parashikohet një rezultat i tillë? 

Ramadan: Njerëzit të cilët dolën në rrugë në Tunizi dhe Egjipt, kishin vetëm një qëllim: të heqin qafe diktatorët dhe regjimet. Ata donin të dinjitet, drejtësi dhe më pak korrupsion. Kjo nuk kishte lidhje me ideologjinë. Tek në fazën e dytë shfaqen njerëzit që ishin në opozitë politike dhe që kishin një kredibilitet historik. Askush nuk mund të mohojë se islamikët ishin të pranishëm në Tunizi dhe Egjipt dhe se kishin popullaritet.

 Reagimi i parë ishte rikthimi në ato referencat dhe mbështetja e njerëzve me kredibilitet historik. Ajo që ne tani shohim në Tunizi dhe në Egjipt është diçka shumë komplekse e që ende nuk ka përfunduar. Unë nuk jam i sigurt nëse Vëllazëria Myslimane do t’i fitojë zgjedhjet në Egjipt. Jam gati i bindur se do të jetë e kundërta. Çdo gjë sinjalizon se prapë do të kthehet regjimi i vjetër, por tashti në formën e një ushtrie të fortë.

 RT: E përdorni termin Zgjimi Arab në vend të Pranverës Arabe. A ishit në gjendje të parashikoni se gjërat do të zhvillohen kështu? 

 Ramadan: Po. Kushdo që studion rajonin e di se mirë se islamikët kanë një rol të rëndësishëm në të gjitha vendet arabe. Nëse keni dëshiruar të keni një proces me të vërtetë transparent demokratik, ju është dashur ta dini se islamikët do të luajnë një rol në këtë. Por, që të jenë forca udhëheqëse në vend – kjo ishte e papritur. Pothuajse kudo përfaqësojnë rreth 30 për qind të njerëzve. Kjo nuk do të thotë se nuk do të shohim disa gjëra të papritura, si demokraci ushtarake e kontrolluar ose një ushtri që do të tërheqë të gjithë litarët në prapaskenë.

 

RT: A kanë mundur të ndodhin këto ngjarje në botën arabe pa sponsorët nga Perëndimi? 

Ramadan: Mendimi im është i ndarë. Unë mendoj se diçka shumë e veçantë ka ndodhur në dy vitet e fundit. Të mendosh që njerëzit vetë dolën në rrugë dhe çdo gjë filloi për të ndryshuar, pa ndonjë ndikim të jashtëm dhe pa përgatitjen paraprake, është diçka e rrezikshme dhe naive. Ne i kemi blogerët dhe disidentët kibernetikë të cilët i ka përgatitur Perëndimi që ta nisin tërë këtë proces. Kishte një vullnet të qartë për të ndryshuar regjimin diktatorial që vinte nga Perëndimi. Kjo është e qartë.

 Por, të thuash se gjithçka erdhi nga Perëndimi dhe se ishte nën kontroll të Perëndimit – kjo është e tepërt. Duhet të kemi parasysh jo politikën, por anën ekonomike të rrëfimit. Amerikanët dhe evropianët është dashur t’i ndryshojnë këto regjime për t’i mbajtur këto tregje.

 Sot në tregun global ne kemi shumë akterë të rinj të cilët kërcënojnë monopolin të cilin Perëndimi e ka në raport me Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Këto janë Kina, India, Rusia, Afrika e Jugut dhe vendet Amerikës Latine, e po ashtu edhe Turqia.

 Nuk jam duke thënë se ky është një komplot i madh, por duhet parë nëse ata njerëzit që ishin në rrugë do të jenë në gjendje të vazhdojnë proceset e vërteta demokratike. Në botën arabe ka ndodhur revolucioni intelektual, për vetë faktin se kanë kaptuar se është e mundur të përmbysin një diktator. /Telegrafi/