Edhe pse akademia i përmbahet uniformës së unifikuar, Sena Hamza refuzoi të largon mbulesën e saj me shami në një prej akademive ushtarake në Karolinën jugore. “E dija se vendimi im do të shkakton debate të shumta për shkak të pasqyrës së muslimanëve që e japin mediat sot”, por nga ana tjetër është befasuar këndshëm me numrin e madh të atyre që e kanë përkrahur. Ishte shkak për të qenë titulli kryesore në lajme dhe shkaktoi debat mbi liritë fetare. Sena një vajzë 17 vjeçe insiston në veshjen e saj me shami dhe ka aspirata që të bëhet eprore në marinën amerikane. Si duket edhe akademia ushtarake do të ndërron ligjin e vet mbi uniformën e unifikuar, i cili është i vjetër që 200 vjet.