Policia e Vlorës sekuestron gati 1,1 ton marijuanë

0
184

Në Shqipëri policia e Vlorës njoftoi sot se kishte bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej afër 1,1 tone marijuanë e cila kishte patur si destinacion Italinë.

Sipas policisë sasia e drogës vinte nga Lazarati, fshati i njohur për kultivimin e marijuanës dhe me anë të një peshkarexhe ishte futur në portin e peshkimit të Vlorës. Këtu ajo ishte ngarkuar mbi një tjetër anije peshkimi e cila më pas do të bënte të munudr trasportimin e drogës deri në ujërat ndërkombëtare ku ngarkesa më pas do t’i jepej një anijeje të nisur nga Italia. Në pranga përfunduan 5 vetë të akzuar për trafik droge.

Shqipëria vazhdon të përmendet si një vend prodhues marijuanës. Në verën e këtij viti dy avion të policisë italiane zhvilluan fluturime në të gjithë territorin duke realizuar dhe hartën e zonave të mbjella me marijuanë për të mundësuar kështu ndërhyrjen e policisë shqiptare./voa