Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, kompletoi edhe një 90 minutësh pa humbje te skuadra e Kolnit.
Ai luajti gjatë tërë takimit që skuadra e tij e fitoi të shtunën ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 3-1, në kuadër të xhiros së 21-të të Bundesligas, shkruan Koha Ditore.
Për 29-vjeçarin kjo ishte ndeshja e tretë që e luan pa u zëvendësuar, qëkur u kthye nga lëndimi.
Në dy ndeshjet e kaluara, Kolni barazoi me rezultatin 1-1, si me Wolfsburgun, ashtu edhe me Hamburgun.
Për reprezentuesin e Shqipërisë ishte paraqitja e katërt këtë edicion.
Ndryshe, Kolni renditet në vendin e nëntë në tabelën e kampionatit gjerman me 29 pikë.