Prekëse, lotët e babait: Ju lutem të më ndihmoni ta operojmë vajzën, të mos mbetet invalide në karrocë

Plot dhimbje dhe trishtim është jeta e 12 vjeçares nga Fushë Topana e Shkupit, Alejna Agushi e cila që në fëmijëri vuan nga boshti kurizorë. Deri më tani prindërit e saj nuk kanë mundur të përballojnë një operacion jashtë shtetit që t’i mundësojnë vajzës së tyre një jetë më ndryshe.

Kushtet e vështira financiare kanë bërë që babai i saj z. Ademi pas 12 vitesh të gjejë mundësinë që përmes njerëzve human të kërkojë shërimin e vajzës së tij.

Me lot në sy dhe pikëllim të thellë Adem Agushi, prindi i vajzës 12 vjeçare që vuan nga sëmundja e rëndë në boshtin kurizorë e që duhet urgjentisht të shërohet në Turqi tregon për Zhurnal se deri në fund të jetës së tij do të luftojë që të shpëtojë vajzën. Kështu që ai ka vendosur të kërkojë ndihmë nga njerëzit human dhe shpirt mirë që të ndihmojnë në operimin e vajzës së tij 12 vjeçare.

”Nuk mundem të duroj më, të shikoj vajzën time e cila vuan nga kjo sëmundje e rëndë dhe të jetoj i lumtur, kam trokitur gjithandej kam nisur të grumbulloj mjetet por akoma nuk është bërë shuma e mjaftueshme për operacion në Turqi, andaj vendosa që t’iu drejtohem juve si media dhe shpresa ime e fundit për shpëtimin e vajzës”, thekson z. Agushi në rrëfimin e tij për Zhurnal.

Që dhimbja të jetë akoma më e madhe, 12 vjeçarja Alejna vuajtjet që i ka dëshiron t’i kthejë në lumturi, edhe ajo si gjitha shoqet e saja dëshiron të ndjek mësimet në shkollë por që sëmundja i’a ka pamundësuar atë, vuajtja madje i’a lidh fjalët në fyt. ”Nuk e di, lus Zotin dhe gjithë dashamirët që të më shpëtojnë nga kjo sëmundje e rëndë, dua të kthehem në shkollë tek shoqet dhe një ditë dëshira ime është të bëhem mjeke që të ndihmoj njerëzit në nevojë”, thekson për Zhurnal, Alejna 12 vjecare e sëmurë nga boshti kurizorë.

Babai Ademi tregon se vajza e tij rrënkon nga kjo sëmundje e rëndë e cila që në fëmijëri e ka izoluar atë nga shokët dhe shoqet. ”Vajza ime ma djeg shpirtin ajo nuk mund të luaj me shoqet e saja, qanë gjithmonë dhe ka dëshirë të madhe të jetë si gjithë të tjerët e shëndoshë, inshallah me ndihmën e Zotit dhe njerëzve human do të arrijmë edhe këtë”, shton më tej prindi Ademi për Zhurnal.

Për shërimin e Alejna Agushi në një spital në Turqi nevojiten 10 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen Agushi, kështu që apelohet tek të gjithë ata njerëz shpirtmirë dhe human që të ndihmojnë Alejnën e vogël që edhe ajo si gjitha shoqet e saja të ecë dhe të ndjek mësimet.

Të gjithë të interesuarit për ndihmë mund të kontaktojnë direkt Adem Agushin nga Shkupi në këtë numër telefoni. +389 70 537152

Artikulli paraprakMaqedonia premton se do ta forcojë kufirin me Greqinë
Artikulli vijuesVIDEO – Në pamundësi për ta falë Xhumanë ne në gurbet, sa gjynahe kemi