Mërgim Mavraj nuk luan kundër Dortmundit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj do të mungojë në ndeshjen e javës së fundit në Bundesligë, ku Koln do përballet kundër Borussia së Dortmundit në “Signal Iduna Park”.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik të 29-vjeçarit, por për një vendim të trajnerit Peter Stoger, i cili do të lerë të lirë lojtarët që do të marrin pjesën në finalet e Europianit me Kombëtaret e tyre.

Mavraj ka kërkuar të qëndrojë pushim pasi i duhet të rikuperojë energjitë për eventin historik për kuqezinjtë, pasi është aktivizuar rregullisht gjatë pjesë së dytë të sezonit.

Artikulli paraprakWhatsApp tani edhe si aplikacion në Desktop
Artikulli vijuesLetonia bëhet pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik