migrimi i lartë që është duke kaluar nëpër Preshevë në jug të Serbisë, duket se njerëzit po e shfrytëzojnë për qëllime profitabile duke parë kështu edhe gjendjen në të cilën kalojnë vet migrantët.
Në këtë foto gjendet Liridon Bizazli, shqiptar nga Kosova. Ai qëndron para kampit të refugjatëve në Preshevë. Aty shiten bileta për autobus deri në Kroaci që kushton 35m euro. Ai thotë se në këtë mënyrë përfiton nga 50-70 euro në ditë, në ndërkohë ka punuar si kamarier për 8 euro në ditë. Edhe përkundër asaj që shumë mirë përfiton ai nuk krenohet me punën e biznisit të ri. Është i gatshëm që të jap udhëtim pa pagesë kryesisht për familjet me fëmijë. Edhe unë kam qenë refugjat, udhëtimi me autobus duhet të jetë pa pagesë. Europa i jep Serbisë shumë para për refugjatët, por ajo nuk e bën këtë’’. Nëpër Preshevë cdo ditë kalojnë nga 8 deri në 10 mijë refugjat.
Dyqanet në afërti punojnë edhe me orare të zgjatura se zakonisht, cmimet shkojnë dyfish më lartë, madje disa edhe trefish. Përvec ushqimit dhe pijeve, e para gjë që refugjatët kërkojnë në vendet e reja janë sim kartelat që të mund të telefonojnë tek familjet apo miqtë e tyre. Përfituesit në këtë rast përvec këtyre gjërave ofrojnë edhe karoca për invalid. Edhe kjo është një mënyrë e ndihmës pë rata që nuk mund të lëvizin. I ftohti dhe shiu i detyron refugjatët që të kërkojnë edhe veshmbathje për shkak se kanë udhëtuar me muaj nëpër teritore të vështira ndërsa kanë nevojë për ato gjëra. Refugjatët të cilët kalojnë nëpër vende të ndryshme duhet patjetër që të regjistrohen, a kjo do të thotë që të pritet në rradhë. Vozitësit e autobusave që transportojnë refugjat deri në Kroaci mbledhin dokumente nga udhëtarët e tyre dhe më pas i shesin ato tek refugjatët që të mos presin rradhë.
Disa të tjerë të cilët dëshirojnë të jenë anonym tregojnë se ka njerëz që përfitojnë edhe me kërcënime e me dhunë, kështu që i udhëzojnë refugjatët që të kenë kujdes nga taksitët e rezikshëm dhe të udhëtojnë me autobus. Javën e kaluar një familje gjashtë anëtarëshe i ishte dashur të paguajë nga 80 euro për secilin për rrugë deri në Kroaci e më pas taksisti i kishte vjedhur nën kërcënimin e armës. Koha po përkeqësohet ndërsa refugjatëve ju duhet kulm mbi kokë. Volonterët thonë se pronarët e hoteleve dhe vendeve private zgjedhin se cilit do i japing dhomë. Vende ka vetëm për ata që dëshirojnë të paguajnë më shumë nga ajo që është e shkruar në cmimore, e kështu ata i shfrytëzojnë dhomat për më shumë persona.