PRESIDENTI GYL TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E FONDACIONEVE

Presidenti Abdullah Gyl, pranoi në Stamboll përfaqësuesit e Fondacioneve të Komuniteteve në Pallatin Tarabja në Stamboll.

Përfaqësuesit e Fondacioneve e falënderuan Presidentin Gyl për Ligjin e Fondacioneve të miratuar nga ai rishtazi.

Në delegacionin e drejtuar nga Laki Vingas merrnin pjesë përfaqësuesit e 8 fondacioneve.

Takimi i realizuar në Pallatin Tarabja zgjati rreth 1 orë.

Në takim, Laki Vingas tha: “Ne dëshironim ta falënderojmë atë për sensibilitetin që tregoi duke vizituar fondacionet e komuniteteve nëpër qytete të ndryshme të Turqisë dhe për nevojën që ndjeu për të rikujtuar ekzistencën tonë në shtresa të gjera të shoqërisë. Në kuadër të të gjitha këtyre ne e uruam Presidentin Gyl edhe për Ramazanin dhe sollëm në rend çështjet si arsimi dhe fondacionet”.

Artikulli paraprakTURQI: VENDET ISLAMIKE TAKOHEN NË STAMBOLL GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Artikulli vijuesAvionët amerikanë pa pilot vrasin 4 pakistanezë