Ofenzivë e madhe e kryengritësve sirianë

Armata kryengritëse çlirimtare siriane (SSA) mbrëmë kumtoi se filloi ofensivë të madhe kundër forcave qeveritare.

Operacioni është quajtur “Vullkani i Damaskut dhe tërmetet siriane”, transmetuan mediat franceze.
Njoftimi është liferuar nga emri i komandës së bashkuar të Homs dhe këshilli ushtarak i Armatës çlirimtare siriane. Në të thuhet se operacioni ka filluar mbrëmë në orën 20 sipas kohës lokale, si përgjigje e “masakrës dhe krimeve barbare” të kryera nga regjimi i Bashar Asadit.
Luftëtarët e SSA-së do të marrin sulme kundër të gjitha pozicioneve të forcave për siguri në qytetet dhe në provincat, që të provokojnë përleshje të ashpra me forcat qeveritare dhe t’i bëjnë thirrje që të dorëzohen.
Në komunikatë apelohet që të rrethohen të gjitha pikat kufitare të policisë, armatës dhe milicitë qeveritare Shabiha, të zhvillohen luftëra me ta që të shkatërrohen. SSA-ja, gjithashtu të gjithë i ftoi që të zhvillojnë sulme mbi të gjitha rrugët ndërkombëtare, që të ndërpriten marshutat për furnizim.
Kryengritësit kumtuan se do t’i konsiderojnë si caqe legjitime të gjithë ushtarët e huaj, të cilët gjenden në shtetin sirian, si dhe aleatët e regjimit si lëvizjen libiane Hezbollah dhe gardianët revolucionar iranian, milicitë iraniane dhe fraksionet palestineze, të cilët e mbështesin Bashar Asadin.
Ky operacion është “etapa e parë strategjike në krijimin e rezistencës së plotë dhe totale në Siri”, thuhet në komunikatë. /albtime/kohaislame

Artikulli paraprakSI TË HEQIM DORË NGA TË USHQYERIT E DËMSHËM
Artikulli vijuesLigji i ri obligon abuzuesit seksual që të shfaqin statusin e tyre në Facebook