Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka bërë një tjetër deklaratë të fortë që ka shkaktuar reagime të shumta. Ai e krahasoi veten me Adolf Hitlerin ndërsa po thoshte se “do të ishte i lumtur nëse i shfaros 3 milion drogaxhinjtë e vendit të tij”.
“Hitleri masakroi tre milionë hebrenj. Këtu janë 3 milionë të varur nga droga. Do jem i lumtur sikur t’i masakroj të gjithë. Gjermania kishte Hitlerin, Filipinet më kanë mua,” tha – Duterte.
Që kur ka ai marrë pushtetin, dhjetëra- mijëra drogaxhinj janë vrarë nëpër rrugë. Për këtë ai ka marrë emrin “Ndëshkuesi”. Deklaratat e tij kanë sjellë zemërimin e komunitetit hebre dhe reagimin e SHBA, që kanë kritikuar vrasjet pa gjyq në Filipine.