Presidenti i Izraelit Peres do të takohet në Moskë me Putinin

1 Min Read

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres pritet të takohet sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kremlini njoftoi se bisedimet pritet të fokusohen në situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin sirian. Gjithashtu raportohet se do të diskutohet edhe për bashkëpunimin dy-palësh në fushën e energjisë, hapësirës dhe agrikulturës.

Sipas njoftimit të Kremlinit, bashkëpunimi tregtar dhe i investimeve ndërmjet të dyja vendeve ende nuk është në nivel të kënaqshëm.

Share This Article