PRESIDENTI I RI GJERMAN NË VIZITË ZYRTARE NË IZRAEL

Presidenti i ri gjerman, Joachim Gauck mbërriti të hënën në mbrëmje në Tel-Aviv për një vizitë shtetërore dyditore në Izrael, ndërkohë që do të shkojë edhe në Territoret Palestineze.

Sot, Gauck do të takohet me homologun e tij izraelit, Shimon Peres.

Ai do të marrë pjesë edhe në një ceremoni në memorialin ”Yad Vashem” kushtuar Holokaustit.

Gauck do të shkojë edhe në Ramallah, Cisjordani, për të takuar homologun e tij palestinez, Mahmud Abas./trt/kohaislame

Artikulli paraprakProtesta në Egjipt kundër njerit prej kandidatëve për president
Artikulli vijuesShkaqet që pengojnë lumturinë