Obama është nisur për vizitë njëjavore në Azi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisur për vizitë njëjavore në Vietnam dhe Japoni.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se turneu i presidentit synon të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së në “ribalancimin” e marrëdhënieve me vendet e Azisë dhe të rajonit të Paqësorit.

Gjatë qëndrimit në Japoni, të enjten dhe të premten, Obama do të ndalojë në Hiroshimë, vendin ku SHBA ka hedhur bombën e parë atomike në histori.

Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën.

Udhëtimi i Obamës është i dhjeti në Azi, prejse është zgjedhur president në vitin 2008.

Artikulli paraprakMbi konceptin e dashurisë
Artikulli vijuesSHBA, BE e Komisioni Evropian kundër Qeverisë së Gruevskit