Presidenti i Sllovenisë: BE të vperoj më shpejtë me zgjerimin

Hapjen e ministerialit të jashtëm në kuadrin e Procesit të Brdos në paraditen e datës 23 prill e përshëndeti Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor. Para kryetarëve të delegacioneve ai theksoi se “Procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë proces teknik. Ai duhet të jetë para së gjithash proces politik”.
 
Sipas tij, nëse procesi nuk do të konsiderohet i tillë, do të jetë vonë, nëse ngjarje të pakëndshme do të ndodhnin. Kjo, duke patur parasysh zhvillime në afërsi të kufijve të kontinentit evropian. Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe gjithë strukturave drejtuese të BE-së që të konsiderojnë këtë qasje të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria në ministerial përfaqësohet nga Zëvendës Ministrja e e PJ Odeta Barbullushi.
 
Ministeriali bashkëorganizohet nga ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe të Francës. Marrin pjesë ministrat e jashtëm të Sllovenisë, Francës, Italisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, zëvendës ministër i PJ të Shqipërisë, sekretar shteti në MPJ të Gjermanisë, asistent ministër i punëve të jashtme të Kroacisë, ambasadori i Austrisë në Slloveni, sekretari i përgjithshëm i RCC Sarajevë, Komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin.kohaislame
Artikulli paraprakRohan: Në veri, të shtrihet “dora” e shtetit
Artikulli vijuesBashkësia Islame e Maqedonisë ta organizon varrimin e emigrantëve!