Presidenti i Turqisë Erdoğan inauguron spitalin turko-somalez

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan bashkë me Presidentin e Somalisë Hasan Shejh Mahmud kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të spitalit Universitar Kërkimorë turko-somalez, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në ceremoninë e përurimit të spitalit Universitar Kërkimorë turko-somalez me një kapacitet prej 200 persona i ndërtuar nga TIKA morën pjesë bashkë me Presidentin e Republikës së Turqisë, bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, Zv.Kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu si dhe Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Mehmet Müezzinoğlu.

 

Sipas protokollit për drejtimin dhe menaxhimin e spitalit nga dy shtetet, Turqia për një periudhë 5 vjeçare do të ndihmojë Somalinë në lidhje me këtë projekt me mjekë dhe financa.

 

Spitali në fjalë që nga muaji shtator i vitit të shkuar ka pranuar pacientë, ndërsa në muajin nëntorë ka filluar të kryej operacione dhe mjekime me sistemin e shtrimit. Spitali pasi të kalojë një periudhë 5 vjeçare nën komandimin e dy shteteve do ti kalojë pa asnjë lloj pagese Somalisë.

 

Ndërkohë që buxheti për këtë periudhë 5 vjeçare për spitalin llogaritet rreth 135 milionë e 734 mijë dollarë, Turqia do të ndihmojë me një vlerë rreth 85 milionë e 650 mijë dollarë, ndërsa Somalia nuk do të shpenzojë në lidhje me projektin në fjalë.

 

Spitali shtrihet në një hapsirë prej 13.500 metra katrorë dhe ka 12 shtretër reaminacioni, 14 shtretër për matarnitet, 20 inkupator, 4 salla operacionesh, një dhomë lindjeje, radiologji si dhe laborator.

Artikulli paraprakObama fillon vizitën zyrtare në Indi, si i ftuar nderi për festën e Republikës së këtij shteti
Artikulli vijuesAlexis Tsipras: Greqia në këto zgjedhje ka hapur një kapitull të ri