Sulm vetëvrasës në një stacion policor në Stamboll

Një sulmuese vetëvrasëse ka hedhur vetën në erë në stacionin policor në lagjen historike “Sultanahmet”, duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër, raportojnë mediet atje.
Gruaja ka folur anglisht në momentin kur ka hyrë në ndërtesë, por kombësia dhe identiteti i saj mbeten të panjohur, ka thënë Vasip Sahin, guvernator i Stambollit.

Mediet turke kanë raportuar se njëri nga oficerët ka vdekur shkaku i plagëve të marra.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, por sulmi me bombë vjen vetëm një javë pasi grupi DHKP-C mori përgjegjësinë për sulmin me granatë ndaj policisë afër kryeministrisë në Stamboll.

Artikulli paraprakMbyllen gjashtë bastore-kazino tek “Banesat e Arabëve”, në Prishtinë
Artikulli vijuesErdogan: Përpjekjet për destabilizim i kanë kushtuar Turqisë miliarda dollarë