Paftyrësia e presidentit izraelit: Palestinezët "vetë-viktimizohen"

Në një intervistë ekskluzive me David Frost, presidenti izraelit Shimon Peres, u pyet për pozicionin e qeverisë së Izraelit për vendbanimet, përbuz për akuzat e një komploti për të vrarë Jaser Arafatin, dhe “hap zemrën” në lidhje me vrasjen e Yitzhak Rabin, ish kryeministrin izraelit

Sa i përket vrasjes së ish presidentit Palestines Jaser Arafat, Perez thotë se ai ka vdekur nga një vdekje natyrore, dhe se autoritetet izraelite e kanë pasur të qartë presidenti Arafat nuk bën të vritet e as të sulmohet.

Lidhur me ndërtimet e reja në zonën palestineze, Perez tha se kryeministri bëri të ditur se për 13 vitet e fundit, nuk është hera e parë që u shpall një leje e tillë, por asgjë nuk është ndërtuar”, thotë udhëheqësi izraelit.
I pyetur për gjendjen humanitare të banorëve të Gazas ai tha “Ata janë të vetë-viktimizuar, dhe janë viktimë e gabimeve të tyre të panevojshme..”
Sa i përket pranverës arabe, ai thotë se atë e pa si të natyrshme, dhe se e ardhmja në çdo vend iu takon të rinjëve.
Ai në intervistë u shpreh se nuk sheh të drejtë palestineze, dhe tha se “e drejta historike i takon Izraelit”. Ai nuk pranoi të japë komente lidhur me 170 palestinezët e vrarë për 8 ditë, ndërsa nuk u përgjigj as për bllokadën humanitare që po i bëhet Gazas.
Perez është 89 vjeçar, dhe njihet si një ndër presidentët më të pamëshirshëm sa i përket raporteve Palestinë-Izrael.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakIncidente në kremten e Vitit të Ri në veri
Artikulli vijuesPutini i bën opsionale gjuhët indigjene