Incidente në kremten e Vitit të Ri në veri

Disa persona janë lënduar në veri të Kosovës gjatë rrahjeve në kremten e Vitit të Ri. Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Zveçan.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Ergin Medic i ka deklaruar Tanjugut se në rrahjen masive në pjesën verore të Mitrovicës sot herët në mëngjes janë lënduar tetë persona të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Siç transmeton “Koha”, në rrahje kanë qenë të përfshirë të paktën 12 persona dhe ata të gjithë kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Rrahje ka pasur edhe në Leposaviq. /kohaislame

Artikulli paraprakPoçi më vjetër punon tashmë 111 vjet
Artikulli vijuesPaftyrësia e presidentit izraelit: Palestinezët "vetë-viktimizohen"