Presidentit Gjorge Ivanov amneston kriminelët, zbulohet edhe një listë amnistie

Presidenti Maqedonisë ka përgatitur një listë prej 33 të dënuarve për t’i falur me rastin e vitit të ri. Vendimi është marr më 9 dhjetor, kurse në Gazetën Zyrtare është shpallur më 11 dhjetor, bën të ditur TV Telma.
Numri i përgjithshëm i të falurve bashkë me këta 33, ka arritur në 207, ndërkaq kabineti presidencial ka dhënë përgjigje mjaft të shkurtër për listën e re, e cila nuk ishte bërë publike më herët. Ata thonë se 33 rastet e reja janë të veçanta dhe kjo ka ndodhur pas kërkesave të të dënuarve. Edhe në këtë rast, dihen vetëm emrat e të falurve, por jo edhe arsyet e dënimit të tyre.

TV Telma nuk ka arritur që të sigurojë listën e plotë të të falurve, mirëpo nëse kërkojmë emrat e disa nga të faluve, atëherë gjejmë persona të cilët janë përfshirë në raste të njohura si ai i demolimit të kafe barit Gold në Resnjë, apo të procesit ‘Kaldërma’ të përvetësimit të parave të pikëpagesave rrugore.

Artikulli paraprakVIDEO – Hoxhallarët e vjetër
Artikulli vijuesMaqedonia kursen në llogari të personave me diabet