Turqi, humb jetën ushtari i plagosur gjatë operacionit kundër PKK-së

Ushtari ishte plagosur mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni në qytetin Nusaybin të provincës Mardin

MARDIN (AA) – Ka humbur jetën ushtari i cili u plagos rëndë gjatë një operacioni antiterrorist kundër PKK-së, në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtari ishte plagosur mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni në qytetin Nusaybin të provincës Mardin, ku më pas ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spitalin shtetëror.

Nga dhjetori i vitit 2015-të, juglindja e Turqisë është shndërruar në arenë të operacioneve të mëdha të ushtrisë dhe policisë, të cilat kanë për qëllim spastrimin e vendbanimeve urbane nga prezenca e PKK-së.

Operacioni antiterrorist ka filluar më 14 mars.

Rikujtojmë se PKK-ja, të cilën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si organizatë terroriste, në korrik të vitit 2015 vazhdoi një fushatë të armatosur kundër shtetit turk. Prej atëherë më shumë se 440 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa janë vrarë mbi 4.500 terroristë të PKK-së në operacionet në mbarë Turqinë dhe në veri të Irakut.

 

Artikulli paraprak“PKK-ja është DAESH-i i kurdëve”
Artikulli vijuesNesër bëhen të ditur emrat për kryetarë të rinj të AK Partisë