Ambasada turke në Maqedoni ka reaguar për shkak të gjuhës së përdorur ndaj Turqisë nga televizioni “Kanal 5” në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me anë të një letre drejtuar kryeredaktores së këtij televizioni, Lidia Bogatinova, ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şölendil, shprehet se Turqia ka si përparësi paqen dhe stabilitetin e rajonit duke përodrur mekanizmat aktuale ndërkombëtare të përbashkëta si dhe duke formuar mekanizma të reja të ngjashme.
“Kam mësuar me hidhërim se në televizionin tuaj më datë 25 janar në programin “In the Centre” (Во Центар) duke u përdorur një gjuhë me fjalë të papërshtatshme, me një qellim të keq si dhe me një qëllim të veçantë i cili i kalonte kufinjtë e imagjinatës, Turqia është vënë përpara një propagande njëllosjeje. Turqia nuk ka vetëm një axhendë për Ballkanin pjesë e së cilës është edhe vetë ajo. Vendosja e sigurisë dhe stabilitetit për një qetësi dhe paqe të qendrueshme. Turqia e di mire se çfarë do të thotë prania e një destabiliteti në këtë rajon, pasi vetë ajo ka qenë dëshmitare në një të kaluar të afërt”- thuhet në letrën e ambasadorit Şölendil.
Për këtë arsye, ai shprehet se Turqia nuk e ndjen të nevojshme të ketë një axhendë të fshehtë në politikën e saj të jashtme në këtë kontekst.
Ambasadori Şölendil më tej thekson se: “Kjo gjë mund të vërhehet lehte nëse bëhet qoftë edhe një kërkim sipërfaqsorë. Turqia ndjek një politikë gjithëpërfshirëse ndaj të gjitha grupeve etnike në rajon. Turqia ka si përparësi paqen dhe stabilitetin e rajonit duke përodrur mekanizmat aktuale ndërkombëtare të përbashkëta si dhe duke formuar mekanizma të reja të ngjashme. Ndërsa fjalët të cilat duhen dhunti të veçanta për ti kuptuar dhe preceptuar se Turqia është duke formuar një shtet islamik në rajon dhe veçanërisht në Maqedoni nuk janë aspak për tu marrë për bazë si serioze. Turqia është shteti i parë që njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj origjinal. Mes dy vendeve ka marrëdhënie të përhapura në shumë fusha dhe shumë të fuqishme. Këto marrëdhënie janë duke ecur përpara me vullnetin e palëkundur të liderëve të të dy vendeve”
Sipas tij, fakti që Turqia ka mbështetur Maqedoninë në të gjitha platformat ndërkombëtare për njësimin dhe bashkimin e saj me institucione të rëndësishme ndërkombëtare siç janë BE-ja dhe NATO është një fakt që i vetëm mund të hedhë poshtë pretendimet boshe dhe të pabaza. Ai shton se Turqia nuk mbështet vetëm Maqednoninë në integrimin drejt NATO-s dhe BE-së, por të gjitha vendet e Ballkanit, duke e shikuar këtë si një fakt dhe rol për stabilitetin në rajon.
“Turqia do të vazhdojë të forcojë dhe çojë përpara marrëdhëniet me Maqedoninë të ndërtuara mbi bazën e respektit dhe miqësisë. Por dua të theksoj që pretendimet e sjella nga ju në programin ‘In the Centre’’ të cilat nuk kanë asnjë të vërtetë me realitetin nuk do të jenë në dobinë tuaj pasi ndjekësit dhe shikuesit e ‘Kanal 5’ e kuptojnë më së miri pavërtetësinë e tyre shumë lehtë” – përfundon letrën e tij ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şölendil, drejtuar kryeredaktores së televizionit “Kanal 5” Lidia Bogatinova.