RTVM-ja sivjet do harxhojë më shumë se 22 milionë euro nga parat që i merr prej qytetarëve

RTVM këtë vit do të ketë në dispozicion buxhet prej 1.291.700.000 denarë (21 milionë euro), ndërsa planifikon të harxhojë 22,1 milionë euro.

Pjesa më e madhe e këtyre parave 439.700.000 denarë (7.149.593 euro) do të haxhohen për rroga dhe pajisje për të punësuarit, ndërsa pjesa tjetër për pajisje teknike.
Gjithsej 10.650.000 denarë (173.000 euro) këtë vit servisi publik do të harxhojë në mbulimin e harxhimeve për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë- mëditje, fjetje dhe transport, si dhe harxhime për shfrytëzimin e veturave, taksive apo tjera.
Artikulli paraprakPretendimet për Turqinë në “Kanal 5”, reagon Ambasada e Turqisë në Maqedoni
Artikulli vijuesVeteranët e UÇK-së protestojnë të hënën