Prifti IRINEJ: Kosovën me dhunë do ta kthejmë!

Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe mund të jetë humbur, por “këtë nuk do ta pranojmë”.

Më tej, Irinej për mediat serbe ka thënë se humbja e Kosovës ka ardhur në mënyrë të dhunshme, dhe në po të njëjtën mënyrë do ta kthejmë.

“Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet”, ka deklaruar Irinej, raporton “Tanjug”.

“Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat”, ka thënë patriarku serb, transmeton “Koha.net”.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej.

I pyetur se a mundet ta mendojë që Kosova është e humbur, Irinej ka thënë se “na është krijuar kjo përshtypje në mendjen tonë”, por se “Kosova nuk bën të humbet” e “as që do e lejojmë një gjë të tillë”.

Artikulli paraprakVlorë, policia sekuestron 324 kg kanabis, një në pranga, një në kërkim (Video)
Artikulli vijuesSTOP RADIKALIZMIT TË KRISHTERË!!!