Pritet intervistimi i 50 këngëtarëve kosovarë, rrezikojnë të arrestohen

Emra të njohur të estradës sonë do të përballet me ligjin për shkak të shmangies nga tatimi dhe evazionit fiskal. 

Ind. ka arritur që ta sigurojë një listë me emrat e më shumë se 50 këngëtarëve të estradës që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike. 
 
Këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të hyrat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës. 
 
Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). 
 
 
“Shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë, nëse kjo nuk arrihet, do të arrestohen”, ka treguar për Indeksonline një burim i sigurt në kushte anonimiteti, brenda organeve të hetuesisë.
 
Po ashtu sipas të njëjtit burim, këtyre këngëtarëve do t’iu konfiskohen veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre. 
 
Këta janë 12 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen. 
 
1. Shkëlzen Jetishi – Xeni
2. Altuna Sejdiu -Tuna
3. Shkurte Fejza
4. Sinan Vllasaliu
5. Getoar Selimi – Geti (Tingulli Trent)
6. Sabri Fejzullahu
7. Ermal Fejzullahu
8. Shyhrete Behluli
9. Mihrije Braha
10. Festim Arifi – Lyrical Son
11. Naim Abazi
12. Remzije Osmani
Artikulli paraprakGjermani: Nevojë e madhe për emigrantë në çdo vit!
Artikulli vijuesVazhdon keqmenaxhimi i parasë publike në Kosovë