AKP ka afat që deri më 31 maj të lirojë hapësirat e komunës

Me shumicë votash të asambleistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agjencisë Kosovare të Privatizimit i është shtyrë afati për lirimin e hapësirave të cilat i takojnë komunës deri më 31 Maj.
Poashtu në këtë mbledhje të jashtëzakonshme u caktua edhe komisioni për udhëheqjen e koordinimin e punës në teren për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane

Njëkohësisht u miratua edhe propozim vendimi për formimin e grupit punues për plotësim ndryshimin e Rregullores për organizmin e bashkëpunimin e komunës me fshatrat

Artikulli paraprak“Kryetarët e PDK, LDK e AAK ta dinë se vet i kanë uzurpuar zyrat e tyre”
Artikulli vijuesAmerika krijon 160 mijë vende pune në muajin prill