E pyetur rreth pritjeve në luftën kundër korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se në vazhdimësi ka folur publikisht për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit dhe ka shumë shembuj nga fjalimet e ambasadorit Greg Delawie rreth kësaj çështjeje gjatë një viti të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
“Një fillim i mirë do të ishte që Kosova të sigurohet se askush që është me aktakuzë nuk lejohet të vazhdojë të shërbejë në post publik”, ka thënë për “Kohën Ditore” J. Michelle Schohn, zyrtare për marrëdhënie me publikun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. “Ky vazhdon të mbetet një problem në Kosovë”, ka shtuar ajo.
Në mesin e masave tjera që do të mund të ndërmerreshin nga institucionet e vendit, ajo thotë se “emërimi i zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të bordeve bazuar në meritat, dhe jo lidhjet politike, do të ishte një lëvizje tjetër e mirë”, ndërsa përshëndet iniciativën e Ambasadës britanike për parandalimin e emërimeve politike në poste të tilla.
“Kosova, po ashtu, ka nevojë të trajtojë çështjen e atyre që marrin benefite qeveritare, të cilat nuk i kanë merituar”, tha Schohn.
You Might also Like
Dacic: Na mungonte vetëm vagoni për ta nënshkruar kapitullimin
Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka thënë se Beogradi dëshiron të arrijë marrëveshje me Kosovën, porse…
By
4 Min Read
Gjigantë industrial dhe ndotës të ambientit
Përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit në Kosovë kërkojnë nga autoritetet…
By
5 Min Read
Hoxhaj: Kujdes nga Viber – mbledh të dhënat nga telefonat tuaj
Mentor Hoxhaj, mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sonte në emisionin…
By
4 Min Read
Ja çfarë tha D.G Hogart për Profetin Muhamed
D . G Hogart në "Historia e Arabisë", veç të tjerash thotë: "Muhammedi është i…
By
1 Min Read
Dr. Muhamed Arifit i ndalohet hyrja në 19 vende të Europës
Sviss-info njoftoi se zyrtarët zviceran kan lëshuar urdhër ndalimi të hyrjes në vend dr. Muhamed…
By
1 Min Read
Cosic rishfaqet me idenë e ndarjes së Kosovës
S’është puna ime, as e drejta, t’i flas më kreut shtetëror të Serbisë se çfarë…
By
2 Min Read
