Të prekurit nga uragani "Sandy" do të marrin 50 miliardë $ kompensim

Senati amerikan e miratoi kërkesën e Barack Obama-s për dhënien e kompensimit në para atyre që janë në nevojë. “Pro” votuan 62 senatorë, 36 u shprehën kundër. Shuma e parave ngjalli pakënaqësi në radhët e republikanëve, të cilët e cilësuan atë si shumë të madhe.

Uragani “Sandy” goditi bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara në tetor të vitit të kaluar. Asokohe humbën jetën mbi 100 persona. Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësia natyrore, sipas vlerësimeve paraprake, arrin deri në 100 miliard $. Dëmet më serioze uragani “Sandy” i shkaktoi në shtetet e New York, New Jersey dhe Connecticut.

Artikulli paraprakMali: Muslimanët tërhiqen për të sulmuar?
Artikulli vijues“Facebook”, zilia dhe palumturia