Prodhimi i iPhone 5S, gjatë muajit?

Brenda këtij muaji pritet që Apple të fillojë me prodhimin e versionit të ri të telefonit të saj, iPhone 5S, thuhet sipas raporteve të analistit Peter Misek. Telefoni i Apple pritet të lëshohet në treg në të njëjtën kohë me iOS 7.

Mirëpo, disa raporte tjera thonë se Apple do të debutojë me iPhone 5S në shtator të këtij viti, dhe në ndërkohë pritet që bashkë me këtë model, Apple të lëshojë edhe versionin e lirë të iPhone, me mbështjellësin e plastikës.

Përkundër dizajnit të ngjashëm me iPhone 5, versioni i ri i telefonit – iPhone 5S pritet të vijë me performancë më të mirë të procesorit dhe më shumë RAM. / Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSelimi: Nuk largohem nga Vetëvendosje
Artikulli vijuesA po krijohet një "Jugosllavi e re ekonomike"?