Prodhimi i reformatorëve (muslihin)
Prodhimi i reformatorëve është objektiv i synuar, pikëpamje e thellë dhe projekt udhëheqës për secilin lider, qoftë në sferën e doktrinës apo zakoneve dhe në cilën do sferë që mund ta bëjë mirë njeriu, qoftë në politikë, apo gjyqësi, apo arsim, apo media, apo ekonomi, me të mëdhenjtë, me rininë, me të vegjlit, në xhami, në treg, në stadium.
Ai jeton preokupimin e vet në çdo kohë dhe në çdo vend.
Ashtu sikurse secili prej nesh ka projekt ekonomik të dynjasë, me të cilin projekt e rregullon gjendjen e tij ekonomike duhet të kemi edhe projekte fetare dhe reformuese, me të cilat do të njihemi, për të rregulluar gjendjen e fesë dhe ahiretit tonë.
Pasi që ky qëllim suprem, prodhimi i reformatorëve (muslihin), do të na realizojë sigurisht, qëllimin më të ultë, prodhimin e burrave të mirë (salihin).
Hapat e parë në prodhimin e reformatorëve janë:
- Efektizimi i kapaciteteve
- Mobilizimi i liderëve (shembujve)
- Stabilizimi i aktivistëve të mëhershëm
- Prodhimi i aktivistëve të rinj.
Ai që ka pikëpamjen e qartë ai arrin te dëshira e vet. Njeriu që ka pikëpamjet e veta është trim, nismëtar, mendimtar, sjell risi, apo e ripërtërinë atë që gjendet dhe nuk vazhdon në imitacion. Ne realisht kemi krizë të madhe në prodhimin e reformatorëve dhe të dijetarëve inovator e jo imitues, për mendimtar me ndikim. Ka dallim të madh mes prodhimit të dijetarëve me vetëdije të lartë dhe punëtor dhe prodhimit të dëgjuesve të diturisë.
Këtu edhe qëndron problemi, qëllimi nuk është i qartë. Andaj ai që fillimisht e përcakton qëllimin, vetëm ai ka mundësi ta realizon këtë qëllim.
Të suksesshmit gjatë historisë janë ata:
- 1- që kanë projekte.
- 2- pikëpamje të qartë.
- 3- qëllim të përcaktuar.
- 4- menaxhim të suksesshëm.
- 5- vullnet të fuqishëm.
- 6- forcë për zbatim.
Reformatorët janë liderë, kurse njerëzit e mirë ushtarët. Trupi nuk mund të jetojë pa kokë dhe pa shpirt brenda tij.
Ashtu që edhe ai që jeton pa qëllim dhe pa projekt do të jetojë në margjinat e jetës.
Andaj ndërtimi i një brezi të udhëzuar dhe me vetëdije të lartë është garanci sigurie për Umetin. Andaj të nisim ndërtimin e brezit, prodhimin e reformatorëve, por ta dimë se ky prodhim kërkon inxhinieri cilësore.
Rezyme: aq sa më i vetëdijshëm të është njeriu, aq më të thellë ka mendimet, aq më të mëdha i ka qëllimet, aq më shpejtë arrin suksesin dhe aq më afër është realizimit të dëshiruarës. Andaj rritja e vetëdijes është kusht i suksesit dhe shpëtimit. Ai që merr hapin dhe nismën, ai i realizon vlerat dhe merr nderimin.
Halid El-Beridi
Përktheu: Bekir Halimi