Profesorët opozitarë në Egjipt pezullohen nga puna

Janë pezulluar nga aktivitetet e tyre profesorët të cilët janë kundërshtarë të qeverisë egjiptiane.

Gazeta ‘Al Arabi Al Xhadid’ ka njoftuar se universitetet në veri të Egjiptit kanë pezulluar nga puna 18 anëtarë të Këshillit shkencor të këtyre universiteteve për shkak të qëndrimeve të tyre kundër presidentit egjiptian Abdulfetah Al Sisi.
Pas grusht shtetit ndaj Muhamed Mursit në vitin 2013, një numër i madh i studentëve dhe profesorëve universitarë që kanë qenë kundër Al Sisit janë përjashtuar nga universitetet ose janë burgosur.
Sipas këtij informacioni, universitetet egjiptiane kanë formuar komisione speciale për të vëzhguar aktivitetet e profesorëve të universiteteve në mënyrë që puna e tyre mos të bëhet pengesë për aktivitetet e qeverisë egjiptiane.
Artikulli paraprakFizikanti iranian fitues i çmimit Bokalter në kozmologji
Artikulli vijuesVendet prodhuese të naftës të shqetësuar nga ulja e çmimit të naftës