Profesori me origjinë hebre Finkelstein: “Charlie Hebdo” është sadizëm, jo satirë

0
217

“Njerëzit e dëshpëruar dhe të përbuzur” sot janë myslimanët, thotë profesori me origjinë hebre Finkelstein duke aluduar për myslimanët e vendeve të prekura nga vrasjet dhe shkatërrimet, të tilla si Siria, Iraku, Gaza, Pakistani, Afganistani dhe Jemeni.

“Ajo që është arritur me karikaturat e profetit Muhammed nuk është satirë, dhe ajo çfarë ato provokuan nuk përmbanin ide”, tha shkrimtari dhe profesori Norman Finkelstein në përgjigje të reagimeve masive që janë nëpër botë nga sulmi ndaj zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris.

Satirë është kur rishqyrton dikë ose veten, duke i shtyrë njerëzit të mendojnë dy herë për atë që bëjnë ose thonë, apo rishqyrton njerëzit që kanë fuqi apo privilegje, shpjegon shkrimtari i shquar me origjinë hebreje, prindërit e të cilit i mbijetuan Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

– Karikaturat për hebrenjtë në Gjermani

Duke treguar në perceptimin e gabuar të satirës dhe lirisë publike të shprehjes, Finkelstein tërheq paralele në mes “Charlie Hebdo” dhe gazetës javore “Der Stürmer”, e cila ishte botuar në Gjermaninë naziste gjatë viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Ajo çfarë të gjithë kujtojnë për gazetën “Der Stürmer”, redaktor i së cilës ishte Julius Streicher, ishin karikaturat patologjike të hebrenjve, komb, i cili ballafaqohej me diskriminim të gjithanshëm dhe përndjekje në atë kohë. Karikaturat përshkruanin të gjitha stereotipet e përcaktuara në lidhje me hebrenjtë – hundë e shtrembëruar, epshin dhe lakminë.

“Të supozojmë që… në mes të gjithë këtyre vrasjeve dhe torturave, dy hebrenj të rinj hynë në redaksinë e ‘Der Stürmer’ dhe vrasin punonjësit, sepse ata i kishin poshtëruar, degraduar, nënçmuar dhe fyer” pyet Norman Finkelstein, profesor i shkencave politike dhe autor i shumë librave, përfshirë librat e famshme “Industria e Holokaustit” dhe “Metoda dhe çmenduria”.

Finkelstein bëri krahasim hipotetik të sulmit në redaksinë gjermane dhe sulmit vdekjeprurës në “Charlie Hebdo”, ku u vranë 12 persona, përfshirë kryeredaktorin dhe disa karikaturistë të shquar. Reveista e përjavshme është e njohur për botime me përmbajtje kontraverse dhe karikaturat fyese të profetit Muhammed. Sulmi shkaktoi zemërim global. Miliona njerëz në Francë si dhe anë e kënd botës dolën në rrugë për të treguar mbështetje për lirinë e shtypit, duke brohoritur “je suis Charlie” (unë jam Charlie).

– Charlie Hebdo është sadizëm

Finkelstein gjithashtu tërhoqi vëmendjen për faktin se “satira nuk është të përqeshësh dikë që është më i dobët, i dëshpëruar, i varfër dhe as tallje me të pastrehët”. “Thënë troç, kjo është sadizëm. Ekziston dallim i madh në mes satirës dhe sadizmit. Charlie Hebdo është sadizëm, nuk satirë,” tha profesori i mirënjohur.

“Njerëzit e dëshpëruar dhe të përbuzur” sot janë myslimanët, tha Finkelstein duke menduar për myslimanët e vendeve të prekura nga vrasjet dhe shkatërrimet, të tilla si Siria, Iraku, Gaza, Pakistani, Afganistani dhe Jemeni. “Në këtë mënyrë këta dy të rinj të pashpresë dhe të dëshpëruar shprehën pakënaqësinë e tyre të kësaj pornografie politike e cila nuk dallon nga” “Der Stürmer”, ku në mes të gjithë kësaj vrasje dhe shkatërrimi, në njëfarë mënyre konsideron se është shkathtësi që të degradosh, poshtërosh dhe përbuzësh një popull. Më vjen keq, ndoshta politikisht është jo korrekte, por unë nuk ndjej dhembshuri me punonjësit e ‘Charlie Hebdo’. A duhej të ishin vrarë? Sigurisht jo. Por natyrisht, Streicher nuk është dashur të ekzekutohet. Këtë nuk e dëgjojë nga shumë njerëz,” tha Finkelstein.

Streicher ishte në mesin e të shumtëve që u gjykuan në Nuremberg pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u var për shkak të karikaturave të tij.”Ju gjithashtu keni të drejtë të thoni: ‘Këtë nuk e dua në revistën time’, sepse kur e botoni këtë, ju mbani përgjegjësi.”

– Kundërthëniet e lirisë së fjalës

Finkelstein bëri krahasim të karikaturave të diskutueshme të ‘Charlie Hebdo’ me doktrinën e “fighting words”, kategori e fjalës, e cila ndëshkohet nga drejtësia amerikane. Doktrina i referohet disa fjalëve, të cilat detyrojnë personin të cilit i është drejtuar për të kryer dhunë. Kjo është kategori e fjalës që nuk është e mbrojtur nga Amendamenti i Parë.

“Nuk ju lejohet që të përdorni shprehje konfliktuese sepse ato janë të njëjta si shuplaka dhe kërkon probleme,” tha Finkelstein. “Prandaj, a janë karikaturat e ‘Charlie Hebdo’ ekuivalent me shprehjet konfliktuoze? Ata këtë e quajnë satirë. Këto janë vetëm epitete, këtu nuk ka asgjë qesharake. Nëse ju i konsideroni qesharake, atëherë edhe paraqitja e hebrenjve me buzët e trasha dhe hundë shtrembër është qesharake.”

Finkelstein vuri në dukje kontradiktat në perceptimin e lirisë së mediave në botën perëndimore duke dhënë një shembull të revistës pornografike “Hustler”, botues i të cilit Larry Flynt u qëllua dhe mbeti i paralizuar në vitin 1978. Ai u qëllua nga një vrasës serial i bardhë për botimin e karikaturave me marrëdhënie seksuale të njerëzve që i përkasin të dy racave. “Nuk mbaj mend nëse dikush thërriste ‘Ne jemi Larry Flynt’ ose ‘Ne jemi Hustler “. A ai duhej ai të sulmohej? Sigurisht jo, por askush nuk i dha konotacion politik apo të ngjashëm me të,” tha profesori.

– Bombardimi i banesës së Jean Paul Sartre

Perëndimi miratoi botimin e karikaturave të gazetës franceze, sepse ata ishin të drejtuara kundër myslimanëve dhe tallej me ta, thotë shkrimtari.

Karikaturizimi francez i myslimanëve si barbarë është hipokrit nëse ne konsiderojmë vrasjen e mijëra njerëzve gjatë pushtimit francez gjatë okupimit kolonial të Algjerisë dhe reagimit të opinionit francez ndaj luftës algjeriane, i cili zgjati 1954-1962, konstaton Finkelstein.

Demonstrata e parë kundër luftës, në Paris nuk u mbajtën deri në vitin 1960, dy vjet para përfundimit të luftës, shtoi Finkelstein duke theksuar se të gjithë e mbështetën luftën franceze në Algjeri. Rikujtoi se banesa e filozofit francez Jean Paul Sartre u bombardua dy herë, në vitin 1961 dhe 1962, si dhe zyrat e revistës “Les Temps Modernes”, sepse kundërshtonin luftën atëhershme.

Finkelstein, i cili përshkruhet si radikal amerikan, tha se pretendimet e perëndimit rreth veshjes së muslimanëve në të vërtetë është një mosmarrëveshje dramatike me qëndrimin perëndimor ndaj banorëve të vendeve që ishin të pushtuara gjatë periudhës së kolonializmit. “Kur evropianët arritën në Amerikën e Veriut, ata thanë se amerikanët janë barbarë sepse janë lakuriq. Gratë evropiane kishin të veshur tri shtresa të rrobave. Pastaj ata erdhën në Amerikën e Veriut, dhe thanë se amerikanët janë të prapambetur, sepse ecin të zhveshur. Tani ecim lakuriq dhe themi se myslimanët janë të prapambetur, sepse veshin shumë rroba,” tha Finkelstein.

“A mund të imagjinoni diçka më barbare se kjo? Të ndalohen gratë nga përdorimi i shamive!”, tha shkrimtari, duke iu referuar ndalimit të vitit 2004 në Francë. Shkrimet e autorit, që akuzojnë përdorimin e përkujtimit të Holokaustit për qëllime politike dhe kritikat ndaj Izraelin për shtypjen e palestinezëve e ka bërë atë figurë kontraverse edhe në komunitetin hebre. I është mohuar e drejta a angazhimit si profesor në universitetin DePaul në 2007 për shkak të grindjes me akademikun Alan Dershowitz, përkrahësin këmbëngulës të Izraelit. Thuhet se Dershowitz, ka lobuar me menaxhmentin e DePaul, universitet katolik romak-në Çikago, që ti pamundësohet angazhimi. Finkelstein aktualisht jep mësim në Universitetin Sakarya në Turqi./trt/kohaislame