Rreziku nga ‘’vlerat’’ e promovuara

Rreziku nga ‘’vlerat’’ e promovuara

Në Kosovën tonë të pasluftës kemi ndryshime, kemi ekstremitet dhe polarizim të ideologjijve. Kjo është e vërteta e cila është e dukshme në Kosovë.

Mirëpo në emër të objektivitetit duhet të shqyrtojmë temën nga të dyja polarizimet.

Në mediat tona servohet se ndryshimi negativ në Kosovë dhe ekstremizmi është vetëm nga njëra palë. Kjo logjikisht nuk mund të jetë e vërtet, sepse ekstremizmi i njërës palë mvaret prej ekstremizmit të palës tjetër.

Ajo e cila servohet cdo ditë është ‘’Ekstremizmi Fetar’’. Por, a është kjo rreziku dhe ekstremizmi i vërtetë në Kosovë, apo kjo është vetëm një mbulesë e cila përdoret për të mbuluar rrezikun e vërtetë?

Ndryshimet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Ajo që mund të flitet për ndryshimet fetare janë shumë të vogla në krahasim me ndryshimet që po i ndodh shoqërisë.

Organet e shtetit nuk kanë kurëfar ankesa nga fetarët, bile më së pakti që bëjnë problem shtetit janë fetarët. Kurse në media tregohen si problemi kryesor.

Rreziku nga ‘’vlerat’’ e promovuara

Derisa këto media janë në gjendje ta bindin audiencën se problemi kryesorë janë fetarët, po këto media dinë të promovojnë ‘’Vlera’’ të cilët e ndryshojnë Kosovën dhe të binë gjendjen këtu që jemi.

Gjithmon do të ketë njerëz që thërasin në vlera,dhe njerëz që do të thërasin në antivlera. Mirëpo, rreziku është kur ‘antivlera’ bëhet ‘vlerë’ dhe legale, kurse ‘vlera’ bëhet ‘antivlerë’ dhe ilegale(e ndaluar). Gjendja jonë është pikërisht këtu.

Mediat sot krijojnë ‘modele’, se si të vishesh, si të flasësh, si të mendosh, cka të bësh, etj.. dhe këto servohen sikur vlera të vërteta dhe në mënyrë indirekte imponohen shoqërisë.

Pastaj nga ne bëhet pasimi verbërisht i modelit të krijuar, dhe si rezultat kemi një shoqëri e pavetëdishme e cila bën gjeste që as vetë nuk e dinë se pse e bënë ato.

Sot, neve si ‘vlerë’ i kemi këngëtarët dhe stilin e jetës së tyre, e cila është rreziku krysorë për një jetë të shfrenuar, pa ideale, i dhënë pas famës, epshit dhe dukurive negative…

bile kohët e fundit në media lavdërohet stili i jetës së një narkomani, alkooliqari, homoseksualit, etj…

Kurse në anën tjetër vajzat me mbulesa ndalohen nga shkolla, etiketohen djem të pastër me ekstremizëm, dhe si rezultat krijohet ‘Modeli i rrezikshëm’ e cila nuk duhet pasuar ‘sipas mediave.

A nuk është kjo që thashë më parë… rreziku është kur ‘antivlera’ bëhet ‘vlerë’ dhe legale, kurse ‘vlera’ bëhet ‘antivlerë’ dhe ilegale(e ndaluar).

Nëse një pikë ekstremizëm fetar ka në Kosovë kjo është si pasojë e provokimeve dhe etiketimeve të pa baza nga mediat tona.

Ne duhet të jemi të vetëdishëm

Mos të harrojmë se ekstremizimi nuk luftohet me ekstrmizëm, dhe ne si musliman duhet të jemi të kujdesshëm, të menqur, të matur ndaj ekstremistave antifetar dhe të promovojmë vlerat tona që i kemi në mënyrë më të mirë.

 

Dardan Raba

Student i Gazetarisë në Prishtinë

* Qëndrimet e paraqitura janë refleksion personal i autorit, dhe jo domosdoshmërisht ato reflektojnë edhe qëndrimet tona si redaksi e kohaislame.com

Artikulli paraprak“Korrupsioni në qeveri”: Protesta të dhunshme në Turqi
Artikulli vijuesEdukimi i fëmijëve, sekretet dhe mitet.