Në rrjetin social Facebook është hapur një faqe në të cilën, ku përmes vizatimeve dhe fotografive fyhet profeti Muhamed dhe feja islame.
Faqja quhet “Profeti Muhamed”, e në të cilën profeti i Islamit dhe myslimanët paraqiten si promovues dhe kultivues të dhunës.
Madje, myslimanëve kjo faqe vazhdimisht iu referohet si “islamqenët”.
Deri më tani është i panjohur identiteti i administruesve të kësaj faqe.
Në postimin e fundit të kësaj faqe shkruhet: “Islamqenët thanë dje se do të ma mbyllin faqen sot, por faqja akoma vazhdon të mbetet aktive. A nuk iu thashë se as Gold Ag dhe as vetë Allahu nuk e mbyll dot? He more, Islamqenë? Gjithashtu, admin i faqes nuk është Abedin A Sutaj, por jam unë, ai, ajo dhe askush tjetër. Profeti iu bekoftë”.
Për të hyrë në faqe klikoni: KËTU.