Sipas artikullit të gazetës “Star”, është arritur në fund të ‘projektit të shekullit’, i cili do të plotësojë nevojat për ujë të Republikës Turke të Qipros së Veriut për 50 vitet e ardhshme.
Linja, që do të furnizojë Qipron turke me ujin që do të marrë nga Mersini në Turqi nëpërmjet sistemit me tuba të varura dhe që kalojnë nën ujë, ujësjellësi i parë i këtij lloji në botë, do të inaugurohet sot me një ceremoni ku do të marrin pjesëPresidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).
Duke qenë i pari i këtij lloji në botë, projekti është bërë shembull edhe për vende të tjera të botës.
Për shembull në Australi kanë nisur punimet për të realizuar një projekt të ngjashëm. (TRT)