“Qeveria shqiptare inkurajon emigrimin se i duhen remitancat”

Kur Gjermania nisi të kthejë mbrapsht në masë shqiptarët, u tha se shumë prej tyre kanë mësyrë Holandën.

Sipas agjencisë holandeze, NLTimes, numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil në Holandë ka njohur një shpërthim që prej verës së shkuar.

Tashmë shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në vend, duke lënë pas sirianët.

Rreth 250 shqiptarë aplikojnë për azil çdo muaj në këtë vend.

Agjencia holandeze shkruan se nuk dihet përse shqiptarët kërkojnë azil, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt, çka do të thotë se ata nuk kanë shanse për të përfituar azil.

Por Zeki Shehu, kryetar i Këshillit Koordinues të Shqiptarëve në Holandë, e ka një teori.

Ai thotë se qeveria shqiptare përfiton nga azilkërkuesit në vende të tjera, prandaj inkurajon emigracionin.

“Gjithë ekonomia e Ballkanit nuk ka më para, që u dërgonin emigrantët nga vendet e tyre të origjinës”, thotë ai.

Artikulli paraprakÇka i tha Erdogan nënës së tij?
Artikulli vijues17 vjet nga masakra e Izbicës