Projektligji për konfiskim të pasurisë drejt Kuvendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili e ka prezantuar para ekzekutivit Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale, tha se pas një debati të vazhdueshëm e kanë nxjerrë më të mirën e mundshme, duke përmbushur kështu edhe kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Më lejoni t’ju njoftoj me kënaqësi që 16 muaj në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ky është ligji i 20-të që procedohet në Qeverinë e Kosovës, e që ka të bëjë kryesisht me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe me këtë. Besoj ministrja Çitaku pajtohet se e kemi bërë një rrumbullakim të plotë të kritereve të BE-së që kërkohen për këtë vit. Dua të them se ky projektligj ka pasur një konsultim të plotë edhe me shoqërinë civile edhe me akterët vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Kuçi.kohaislame

Artikulli paraprakPro aderimit në BE, 72 % e qytetarëve
Artikulli vijuesVetëdigjet një grua tibetiane