Prokuroria franceze ka iniciuar hetim për krimet e luftës nga Assadi

Organet kompetente të Francës kanë iniciuar procedurë para hetimore në pohimet në të cilat thuhet se forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2013 kanë kryer krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimin e aprovoi ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Laurent Fabius. “Përgjegjësia jonë krahasuar me krimet që prekin vetëdijen njerëzore, krahasuar me burokracinë frikësuese dhe mendimin se nuk ka më vlera njerëzore, është të iniciojmë dhe këmbëngulim që këto krime mos kalojmë pa ndëshkuar”, tha Fabius.

Fabius kujtoi dhunën sistematike që gjatë viteve të fundit e ka bërë Assad-i, si dhe ftoi Komisionin e pavarur të OKB-së për Sirinë që me vendosmëri të insistojnë për hetimin.

Hetimi i Prokurorisë franceze bazohet në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për krime lufte në Siri. Në raportin gjenden 55.000 fotografi me tortura dhe krime. Fotografitë i ka bërë një person me emrin e koduar “Sezar” i cili në Siri ka ushtruar punën e policit ushtarak. Në fotografitë gjenden 11.000 njerëz të cilët janë torturuar dhe vrarë në mënyrë sistematike.

Anadolu Agency, CNN dhe “The Guardian” janë ndër mediumet e para të cilat publikuan fotografitë të cilat dëshmojnë krimet sistematike të Assad-it kundër pjesëtarëve të opozitës.

Artikulli paraprakRusi, Parlamenti miraton dërgimin e ushtrisë në Siri
Artikulli vijuesJohn Terry largohet nga Chelsea për Fenerbahcen