Prokuroria kërkon 152 vjet burgim për imamët e akuzuar për terrorizëm

Prokuroria ka kërkuar 152 vjet burgim në total për imamët e akuzuar për rekrutim luftëtarësh për në luftën siriane.

Bazuar në hetimet e deritanishme, siç raporton Balkanweb, Prokuroria për Krime të Rënda deklaron se është e provuar që të akuzuarit janë përgjegjës për konsumimin e veprave penale dhe kërkon dënimin, si më poshtë:

1. Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim

2. Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim

3. Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim

4. Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim

5. Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim

6. Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim

7. Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim

8. Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim

9. Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale:

“Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”, “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.

Imami Zeqir Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Artikulli paraprakRrëzohet helikopteri turistik në ShBA, pesë të vdekur
Artikulli vijuesFutsall, Kosova dy miqësore me Turqinë