Për të nxitur leximin dhe mësimin e Kuranit gjatë muajit të Ramazanit kompania shtetërore indoneziane e naftës Pertamina ka filluar zbatimin e projektit “Një xhuz = 2 litra benzinë. Kjo bëhet në pesë pompa të benzinës në Xhakartë.
Personat që janë të interesuar për këtë program në periudhën nga ora 6 deri në orën 18 mund të vijnë në pompat e benzinës, ku është vendfalja, dhjetëra kopje të Kuranit dhe një hafiz që mbikëqyr dhe ndihmon pjesëmarrësit. Pas përfundimit të xhuzit ata marrin një kupon për benzinë pa pagesë.
Nga kompania në fjalë kanë thënë se e gjithë kjo bëhet me qëllim nxitjen e mësimit dhe leximit të Kuranit gjatë Ramazanit.