– Protesta e organizuar nga partia shqiptare në pushtet, BDI ka hyrë në dytën e dytë. Qindra funksionar dhe qytetarë shqiptarë kanë kaluar natën e parë nën tendat e vendosura në vendin ku filloi të ndërtohet Kryqi, njofton Zhurnal. Të pranishmit një zëri shprehin bindjen që prania e tyre do të vazhdon deri sa pushteti lokal në Butel të tërhiqet nga vendimi i sjell pa respektuar ligjin e Badenterit. Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se, “ne erdhëm sonte këtu për të thënë se Buteli është i joni, për të thënë se shqiptarët e Butelit nuk janë jetimë”. “Sepse me të është edhe Gostivari i Talat Xhaferit, Tetova e Xhevat Ademit, është Abdilaqim Ademi bashkë me ne, është Kumanova e Mirvan Xhemailit, Dollneni i Musa Ibrahimit, Likova e Sadulla Durakut, Struga e Ramiz Merkoës…Buteli është i jonë po aq sa është i maqedonasve, turqve, boshnjakëve dhe i çdo qytetari të vet”, ka thënë Grubi. Qytetarët dhe organizatorët e protestës janë solidarizuar mes veti duke sjell ushqime dhe duke qëndruar me vendosmëri gjatë gjithë kohës atij, edhe përskaj temperaturave të ulëta. Zhurnal ua sjell fotografitë nga orët e para të mëngjesit në tendat e ngritura nga BDI.