Protesta kundër racizmit në Athinë

Vrasja e një emigranti pakistanez dhe funerali i tij u shndërrua në një protestë kundër racizmit që ka pllakosur në Greqi.

Me arkivolin e viktimës në krahë, protestuesit lëvizën në qendër të Athinës duke dënuar aktin e vrasjes së tij me thikë.
Ata i falën xhenazen viktimës dhe pastaj hapën arkivolin dhe zbuluan fytyrën e tij, si formë proteste kundër sulmeve raciste që janë në rritje.
Sipas policisë, mbi pesë mijë emigrantë dhe përfaqësues të drejtave të njeriut u mblodhën në sheshin Omonia për të protestuar kundër racizmit. Ata mbanin pankarta ku shkruhej:”Largohuni o nazistë të rinj” “Të ndëshkohen vrasësit fashistë të Shehzad Lukman”
Viktima mbeti i vrarë pasi u qëllua me thikë disa herë nga dy burra që lëviznin me një motor. Të dy personat janë arrestuar nga policia, e cila bëri me dije se në shtëpinë e njërit gjetën shumë fletëpalosje të Agimit të Artë. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakGoogle dhe informacionet mjekesore
Artikulli vijuesKoalicioni i Merkel, humb në zgjdhjet shtetërore