Protesta kundër SHBA-së në Kabul

Qindra banorë të provincës Vardak të Afganistanit kanë protestuar para ndërtesës së Parlamentit afgan në Kabul, kundër pranisë së forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në rajonin e tyre.

Muajin e kaluar, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kërkuar nga forcat speciale të SHBA-së që të lënë Vardakun, duke i akuzuar ato për vrasje dhe zhdukje.

Por, më pastaj, ai është pajtuar për t’iu dhënë atyre më shumë kohë për të gjetur zgjidhje për sigurinë në provincën që militantët e përdorin si korridor për të sjellë armë në Kabul./BS/kohaislame

Artikulli paraprakGabimet gjatë pastrimit të dhëmbëve që duhet të shmangen
Artikulli vijuesUshtria e Asadit zgjeron hedhjen e “bombave masive”