Franca po ndërmerr ofenzivë të ashpër tokësore në Mali

Vetëm pasi konvoi ushtarak me rreth 200 ushtarë francezë të desantit ndërmorrën ditën e mërkurë një inkursion 3-ditor nga Bregu i Fildishtë (Côte d’Ivoire) me autoblinda në kryeqytetin e Malit, Bamako, dhe së shpejti do të mund të përfshihen në operacionin kundër kryengritesve që kanë pushtuar veriun e Malisë. Te cilet sic u shprehen“Ne e kemi pritur me padurim urdhërin për fillimin e inkursionin në Mali, meqenëse jemi gjithmonë të gatshëm për luftë”, – deklaroi për gazetarët komandanti i desantëve, duke shprehur dëshirën të mbetet anonim.

Zyrtarë francez kanë njoftuar se Franca do të nisë ofensivën tokësore kundër islamikëve në Mali, “brenda orëve”, gjë që do t’i vë ushtarët francezë në luftë direkte.
Shefi i shtabit të ushtrisë franceze, admirali Edouard Guillaud, tha se operacionet tokësore do të nisin brenda natës.

Pas kërkesës së qeverisë maliane, Franca i ka dalë në ndihëm ish kolonisë së saj të premten, duke lansuar sulme ajrore kundër pozicioneve islamike.

Megjithatë, sulmi pesëditësh ka pasur ndikim të kufizuar, derisa islamikët po vazhdojnë të zënë territorin qeveritar, njofton Rel. Ta martën, Franca njoftoi se po e rrit numrin e trupave në Mali nga 800 në 2 mijë e 500.

Artikulli paraprakMaqedonia përforcon marrdhëniet në shumë fusha me Rusinë
Artikulli vijuesÇfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?