Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Maqedoni, Besim Hoda, ka paralajmëruar protesta masive në Maqedoni, nëse autoritetet maqedonase bëjnë ekstradimin e shefit të protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Doganit në Serbi.
“Paralajmërojmë protesta masive para selive të partive shqiptare, konkretitsht para selisë së BDI-së. Çdo prekje e rrënjëve të Kombit,do të ketë revoltën masive të organizatave të dala nga lufta”, deklaroi Dogani për transmetuesin publik.
Ai ka apeluar deri tek kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, që mos të lejojë ekstradimin e Dugollit në Serbi, sepse do të përballen me revoltën e popullit.
Sonte skadon masa e vazhduar 48 oreshe e paraburgimit për Dugollin.
Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë nuk ka komentuar sot se cili do të jetë fati i Dugollit pas përfundimit të afatit të paraburgimit.
Dugolli u arrestua të premten në Shkup, ku kishte ardhur për të marrë një vizë udhëtimi për në SHBA.