Protestat anti-amerikane, zgjerohet harta

Harta e prostestave ndaj selive diplomatike të Shteteve të Bashkuara është zgjeruar edhe më tej, madje në shënjestër të manifestuesve janë vënë edhe përfaqësitë e vendeve të tjera perëndimore.

Kështu, në Sudan qindra protestues sulmuan ambasadën britanike dhe atë Gjermane në kryeqytetin Khartum. Sipas BBC, protestuesit u kanë vënë flakën mjeteve të parkuara pranë godinave, ndërsa në ambasadën gjermane kanë ulur poshtë flamurin e këtij shteti duke e zëvendësuar atë me një baner islamist.

BBC thotë se nuk ka të dhëna për viktima, ndërkohë që të gjitha selitë diplomatike perëndimore në Sudan janë vendosur në gjendje alarmi dhe kanë përforcuar sigurinë e tyre.

Në Kajro, ku edhe nisi edhe vala e protestave ndaj ambasadave amerikane, të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Të gjitha rrugët që të cojnë në ambasadë janë mbyllur nga forca të shumta policie, ndërsa presidenti egjiptian, Mohamed Mursi bëri thirrje për protesta paqësore.

Edhe në Tripoli të Libanit, qyteti i dytë më i madh në vend, pati protesta para ambasadës amerikane. Protestuesit dogjën godinën e një dyqani që ofronte ushqim në cast dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Nuk raportohen viktima.

Vala e dhunës ndaj përfaqësive diplomatike perëndimore, kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën Veriore shpërtheu pas publikimit në internet të filmi “Pafajësia e Muslimanvë”, që vë në lojë profetin Muhamed dhe është i sponsorizuar nga një i krishterë ekstremist kopt egjiptian me regji të Sam Bacile

Artikulli paraprakTre të vrarë në Tunis, zgjerohen protestat anti-amerikane
Artikulli vijuesIlaçet natyrore për dhimbjen e fytit