Vazhdojnë sulmet e sionistëve kundër popullit palestinez

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Filistin Aljum, klubi i të burgosurve palestinezë ka njoftuar se ushtarët izraelitë nga pasditja e djeshme deri në mëngjesin e ditës së sotme (e enjte) kanë arrestuar 27 qytetarë palestinezë në mesin e të cilëve është edhe një vajzë dhe disa fëmijë në rajone të ndryshme të BPLJ.

Burime lokale në Palestinën e pushtuar kanë njoftuar se ushtarët sionistë kanë sulmuar sot rajonet në lindje të Rafas dhe në jug të Rripit të Gazës dhe buldozerët e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar tokat në lindje të Rafas.
Që prej fillimit të Intifadës së Kodsit e deri tani, 176 palestinezë janë martirizuar dhe 22 mijë e 673 janë plagosur nga forcat sioniste.
Artikulli paraprakProvokon piktorja shqiptare: Një myslimane me ferexhe, nudo dhe me armë
Artikulli vijuesShtohet presioni ndaj Angela Merkelit