Organizohet protestë në Washington kundër Donald Trump i cili kandidon në garën presidenciale në radhët e republikanëve, ku ai gjatë fushatës pati deklaruar që të ndalohej ardhja e muslimanëve në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile Codepink u mblodhën para hotelit të Trump i cili vazhdon të ndërtohet në Washington. Grupi ka mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si “Islamofobia është në kundërshtim me vlerat amerikane”, “Trump racist”, “Jepini fund urrejtjes kundrejt muslimanëve”. Gjithashtu ato kanë brohoritur me slogane të ndryshme kundër Trump.
Medea Benjamin një prej krijuesve të Codepink ka kërkuar që Trump i cili ka bërë deklarata të cilat nuk janë në përputhje me vlerat që mbron SHBA ti japë fund sa më parë kandidaturës së tij në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Benjamin ka rikujtuar fjalët e mëparshme të Trump të cilat kanë qenë kundër refugjatëve me origjinë nga Amerika Latine, grave dhe muslimanëve. Ai u shpreh se: “Trump mjaft e pushtoi skenën politike, të kthehet aty nga erdhi. Ne i duam miqtë tanë muslimanë. Trump nuk je më i dëshirueshëm”.
Pas deklaratave grupi para një tabele në hyrje të hotelit në ndërtim ku reklamohej Trump kanë vendosur një pankartë të madhe e cila nënkuptonte fjalën “racist”.