Protestë përpara MPB-së, kërkohet dorëheqja e Spasovskit (FOTO)

Qindra protestues, në mesin e të cilëve edhe disa funksionarë të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë duke protestuar, gjegjësisht duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski për shkatërrimin e themeleve të kryqit në Butel, njofton Portalb.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Spasovskit sepse sipas tyre, ai nuk e ka parandaluar shkatërrimin e themeleve në vendin ku është paraparë të ngritët kryqi gjigand në Butel, transmeton Portalb.

Protestuesit kërkojnë nga MPB që të sigurojë kushte për ndërtimin e kryqit në Butel, ta kthejë lokacionin dhe të ndërmerr masa për personat që e kanë dëmtuar parcelën e në të cilën është paraparë të ndërtohet kryqi.

Protesta është e organizuar nga Kongresi Botëror Maqedonas i cili ka bërë ka bërë thirrje publike për protestë paqësore.

Nga VMRO-DPMNE kanë apeluar që protestuesit, të jenë të qetë dhe të kenë respekt ndaj gjithë institucioneve shtetërore.

Përndryshe, partia në pushtet BDI ditë më parë doli në protestë kundër vendosjes së kryqit gjigand që planifikohet të vendoset në Komunën e Butelit i cili kohë më parë mori lejen nga Komuna e Butelit dhe u vendos guthemeli. Kjo parti pas protestave të së enjtes, prishi gurthemelin e tij dhe kaloi një natë në tenda.

Nga ana tjetër, një grup maqedonas “shpëtues” të kryqit, kanë tentuar t’u afrohen tendave të BDI-së, mbrëmjen e së premtes, duke sulmuar kështu dy herë kordonin policor. Forca të mëdha të policisë i janë kundërvyer protestuesve duke stopuar ata për të shkuar mëtutje drejt kampeve të BDI-së, 3 polic mbetën të lënduar. Situata më pas është qetësuar ndërsa Koordinatori i Komisionit kundër ndërtimit të kryqit dhe nënkryetari i BDI, Izet Mexhiti mbrëmë ka njoftuar se është arritur marrëveshja për mos ndërtimin e kryqit.

Sot nga Qeveria e Maqedonisë kanë thënë se informata që Qeveria e ka e ka shfuqizuar vendimin e Komunës së Butelit për ndërtimin e kryqit është e pasaktë.

“Nuk është sjellë vendim i tillë mbrëmë, bile s’ka pasur as seancë. Plotësisht e demantoj spekulimin e tillë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev. /Portalb

AFD8BC38-2F4D-4199-BFC8-A3DE633F4500_w640_r1_s

 

DSC_0020

 

DSC_0013

Artikulli paraprakMjalti është ilaç, ja pse
Artikulli vijuesAdem Jashari në histori (video)