Shoqata për kulturë dhe edukim shëndetësor ProVITA vizitoi shkollën fillore për fëmije me aftësi të kufizuara. Si që lajmërojnë nga kjo OJQ, vizita kishte karakter edukativ ku u fol për kujdesin që duhet pasur ndaj shëndetit oral si dhe u bë shpërndarje e mjeteve për pastrim të dhëmbëve dhuratë nga një ordinancë stomatologjike.
Fëmijët dhe udhëheqësia e kësaj shkolle u shprehën të kënaqur me këtë vizitë me shpresë se vizitat e tilla do vazhdojnë edhe në të ardhmen.